Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

521 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Inter, sinjale pozitive ne merkato nga Atletico Madrid per Vrsaljko. Eder…

Sky – Inter, sinjale pozitive ne merkato nga Atletico Madrid per Vrsaljko. Eder…
Bujar Berishaj

Ne shtepine e Interit po punohet per merkaton, si ne hyrje ashtu edhe ne dalje.

Dhe ne dalje emri me i nxehte eshte ai i sulmuesit Eder, me zikalterit qe po punojne te zhbllokojne tratativen qe duhet ta dergoj ne Kine te Jiangsu.

Eshte akoma ne zhvillim e siper takimi mes klubit dhe agjentit te lojtarit i cili tani gjendet ne Pinetina per te prouar qe te zgjidhet e gjithe ceshtja edhe lidhur me disa klauzola ne kontraten e lojtarit.

Shpresa eshte qe brenda dites se neserme te mbyllet gjithcka sepse pikerisht neser mbyllet edhe merkato ne Kine.

Dhe nese ne dalje emri me i diskutuar per momentin eshte ai i Eder, ne hyrje emri me interesant per Interin eshte ai i Sime Vrsaljko per rolin e mbrojtesit te krahut te djathte.

Interi eshte duke punuar dhe sic raportohet nga studiot e Sky Sport, Atletico Madrid ka dhene disa sinjale pozitive sa i perket tratatives qe duhet te sjell lojtarin ne Milano nen urdherat e trajnerit Luciano Spalletti.

Interi deshiron qe te provoj me nje huazim (me nje shume te larte per t’u paguar) dhe nje te drejte blerje qe tashme eshte caktuar.

Pritet drita e gjelber nga klubi spanjoll dhe pastaj gjithcka do te jete shume e lehte. Alternativa e mbrojtesit kroat eshte Matteo Darmian i Manchester United.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.