Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

906 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Inter, skuadra eshte shume e zhgenjyer me Icardin: ata i kane kerkuar atij nje takim per te folur, por ai i ka refuzuar!

Sky – Inter, skuadra eshte shume e zhgenjyer me Icardin: ata i kane kerkuar atij nje takim per te folur, por ai i ka refuzuar!
Inter Club Staff

Ceshtja Icardi eshte e destinuar per te vazhduar edhe per disa dite te tjera edhe pse ka me shume se rreth nje muaj qe ben te diskutohet ne ambjentin zikalter. 

Ashtu si eshte bere me dije tashme, Mauro Icardi pretendon se ka dhimbje ne gju, nje dhimbje qe per hir te vertetes i eshte shfaqur vetem pasi ju hoq shiriti i kapitenit.

Ai i ka refuzuar deri me sot te gjitha ftesat e Spallettit dhe te drejtuesve per tu rikthyer ne skuader edhe pse kontrollet mjekesore treguan se lojtari nuk ka asnje demtim sa per ta mbajtur jashte fushave te lojes.

Por me sa duket, Icardi nuk ka refuzuar vetem Spallettin dhe drejtuesit e Interit, por edhe shoket e skuadres dhe deshiren e tyre per tu ulur dhe sqaruar te gjitha paqartesite dhe mosmarreveshjet.

Prandaj ka ardhur edhe reagimi i skuades e cila eshte pare me e bashkuar ne daljet e saj dhe shpesh here kane permendur edhe termin “jemi me skuader” edhe ne per intervista.

Per kete gje ka folur Sky Sport pak minuta me pare e cila ka shpjeguar: “Grupi ka mbetur shume i zhgenjyer me sjelljen e argjentinasit dhe gjithcka cfare ai ka bere pas heqjes se shiritit.”

“Ai edhe kur ka qene ne dhomat e zhveshjes ne Appiano ka thene se nuk ka asgje per te thene e per te shtuar mbi kete ceshtje.”

“Kjo eshte dicka qe ka zhgenjyer te gjithe skuadren sepse ata e kishin ftuar Icardin qe te fliste me ta sepse jane disa elemente ne skuader qe kane nevoje per te folur me te, per tu sqaruar e per te vene gjerat ne vije.”

“Por Icardi e ka refuzuar ftesen e dyte deri me sot dhe cdo lloj dialogu me skuadren. Problemi nuk duket shume afer zgjidhjes, te pakten me shoket e skuadres sepse ne te tilla raste problemi eshte distanca e qe duket se palet kane goxha.”

Keshtu eshte shprehur ne lidhje direkte Andrea Paventi, gazetari i Sky Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.