Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,348 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Inter, tashme po qe Champions eshte i mundur: Nga Banega tek Kondo, pergjigje te atyre…

Sky – Inter, tashme po qe Champions eshte i mundur: Nga Banega tek Kondo, pergjigje te atyre…
Inter Club Staff

Interi e mbyll 2016 me nje buzeqeshje te madhe dhe jo vetem per 3-0 ndaj Lazios dje ne San Siro.

Stefano Pioli ka mare pergjigje nga loja, nga mentaliteti, por mbi te gjitha edhe nga njerezit qe deri me tani kane qene ne hije dhe dje nuk kane zhgenjyer, duke u kandiduar si protagoniste ne pjesen e mbetur te sezonit. Per me shume, Mauro Icardi: po, gjithmone ai, i rikthyer tek goli me nje dopiete (ah sa te shumta kete sezon), specialitet i shtepise. Andrea Paventi per Sky Sport ka pershkruar keshtu ndeshjen e Meazzes: “Ne ndeshjen e djeshme pritej nje sinjal force per te treguar qe sinjalet e para ishin thjesht fillimi, tashme skuadra eshte rikthyer te jete skuader. Interi kishte nevoje per personalitet dhe ka arritur ta krijoje. Ky Inter ka treguar dje ndaj Lazios se ka nje marzh te madh rritje, e ka mare edhe fitoren e peste radhazi ne shtepi me nje mesatare golash pothuajse 3 gola per ndeshje. Por 3 piket e fundit ne shtepi korespondojne edhe me ndeshjen e trete pa pesuar gol. Me pak fjale, nje hap teper i rendesishem per nje grup qe po behet skuader dhe per nje klasifikim qe te le vend per spirale te ndryshme dhe ambicje.”

“Pjesa e pare – ka vazhduar Paventi – nuk ka treguar Interin me te mire, me Lazion qe ka pasur raste te pastra por te venitura nga Handanovic. Por ne pjesen e dyte skuadra ka treguar se duhet vuajtur sebashku per te arritur po bashke tek fitorja dhe tek individualitetet per te zgjidhur ndeshjen. Ajo qen nuk pritej: Kondogbia, i cili dhuron force, mbulim e dinamizem, e me pas Banega i cili nuk ben qe te mungoje Joao Mario e vendos ne mesfushe si nje gjeneral i vertete, duke fituar edhe nje standing ovation te San Siro ne momentin qe doli: sa kohe kishte qe nuk perjetohej nje perle e tille? E me pas Mauro Icardi qe rikthehet pas tre ndeshjesh te shenoje e per te pesten here radhazi nje dopiete ne kete sezon duke kaluar keshtu ne vendin e pare te golashenuesve, duke i hapur oreksin Interit e duke hedhur kandidaturen per nje vend ne Champions te Interit, skuader qe e la Europa League shume shpejte e ndoshta ne Maj, me pak pune, mund te arrije kupen qe vlen vertete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.