Sky – Inter, trend pozitiv ne orarin e drekes. Lajme te mira edhe nga Brozovic: kroati…
Dyshime, deshire dhe vendosmeri per te mos gabuar. Interi do te paraqitet neser ne Dell’Ara kunder Bolognes dhe qellimi do te jete ti jepet vazhdueshmeri fitores ndaj Empolit per garen per nje vend ne Champions League.
Ne lidhje direkte per Sky Sport 24 nga Appiano Gentile ka qene Massimiliano Nebuloni i cili ka treguar te fundit nga kampi zikalter: “Nje prag ndeshje e vecante per Stefano Piolin, qe do te rikthehet perballe Bolognes, nje ish skuader e tij. Pervec Juves, qe nuk e ka stervitur ndonjehere, Pioli i ka mundur te gjitha ish-skuadrat e tij. Nderkohe Interi kur luan ne kohen e drekes ka nje trend shume pozitiv ne ndeshjet e fundit, edhe pse nuk duhet ulur vigjilenca dhe ritmi. Lajmet e mira per Piolin vijne nga Brozovic, qe po vrapon dhe po kerkon te jete i gatshem per ndeshjen me Romen. Ka shume shanse per kroatin qe te jete ne San Siro. Nderkohe, stervitja e sotme do te tregoje me shume per rreshtimin e mbrojtjes ne ndeshjen e neserme. Pas saj, skuadra do te niset me tren drejt ne Milano.