Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,305 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Inter vs. Napoli, ja se si mund te rreshtohen zikalterit ne fushe

Sky – Inter vs. Napoli, ja se si mund te rreshtohen zikalterit ne fushe
Inter Club Staff

Sky Sport Italia ne lidhjen e saj direkte te perhershme me Milanon ne edicionin e pasdites ka folur per ambjentin zikalter. 

Pas ndeshjes se shtyre me Milanin dhe nje dite pushim te dhene nga Spalleti, zikalterit jane rikthyer sot ne Appiano Gentile te punojne per ndeshjen ndaj Napolit.

Ne Milano do te vijne as me shume e as me pak, por kryesuesit e Serise A, djemte e Sarrit qe kane mahnitur me futbollin e tyre dhe do te gjejne nje Inter ne krize rezultatesh, por me nje deshire te madhe, sipas asaj qe thote Spalletti per tu ringritur.

Por, as Napoli nuk vjen nga nje ndeshje shume e mire. Ata humben ne shtepine e tyre ne nje shumbje shokuese ndaj Romes 2-4.

Gjithesesi, sipas asaj qe thot Sky Sport, ne kampin zikalter ka disa lajme te mira.

Behet fjale per Mauro Icardin, plotesisht i rekuperuar per kete ndeshje dhe eshte ai qe do te udheheqe sulmin zikalter:

“Kapiteni eshte shume mire, ka punuar rregullisht me skuadren dhe te dielen, me perjashtim te ndonje problemi tjeter, do te jete me siguri ne fushe.”

“Borja Valero dhe Rafinha, ne fakt, po zhvillojne nje stervitje te diferencuar ne fillim dhe me pas i bashkohen grupit. Ata do te vleresohen dite pas dite nese do mund t’ja dalin te jene nga minuta e pare te dielen ne darke.”

Kujtojme qe perpara kesaj ndeshje, klubi zikalter do te organizoje disa festime per 110 vjetorin e klubit dhe do te kete nje koreografi madheshtore qe me shume mundesi do te perfshije pjesen me te madhe te stadiumit.

Ende nuk dihen detaje, por zikalterit premtojne shume.

Formacioni i mundshem i zikalterve mund te jete si me poshte:

Portier: Handanovic. 

Mbrojtes: Cancelo, Miranda, Skriniar, D’Ambrosio

Mesfushor: Vecino, Gagliardini, Borja Valero.

Sulmues: Perisic, Icardi, Candreva. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.