Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

582 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Inter-Zenit, Icardi ne fushe nga minuta e pare! Balotazh ne mbrojtje me…

Sky – Inter-Zenit, Icardi ne fushe nga minuta e pare! Balotazh ne mbrojtje me…
Bujar Berishaj

Po afron edhe ndeshja e trete miqesore e Interit per kete vere.

Pa protagonistet e Boterorit te Rusi 2018 dhe me Karamoh e Nainggolan jashte per shkak te demtimeve, skuadran zikalter do futet ne fushe per te luajtur kunder Zenit.

Dhe sic raporton Sky Sport ne keto momente, sa i perket formacionit te mundshem, kapiteni zikalter Mauro Icardi duhet ta nis nga minuta e pare.

Prapa shpines se tij duhet te luaj spanjolli Borja Valero ne rolin e trekuartistit me dy italianet Politano dhe Candreva qe do e ndihmojne sulmin nga krahet.

Sa i perket mbrojtjes pritet nje balotazh mes Asamoah dhe Dalbert ne krahun e majte te mbrojtjes. Dhe nga zgjedhja e Spallettit ne kete rol mund te ndikohet edhe mesfusha.

Kjo sepse ne rast se ne krahun e majte do te luante braziliani, atehere ekzistojne mundesite qe ganezi Asamoah te shoqeroj Gagliardinin ne mesfushe perpara mbrojtjes.

Ne nderkohe pjesa tjeter eshte e konfirmuar dhe me poshte eshte edhe formacioni i mundshem per ndeshjen kunder ekipit nga Rusia.

(INTER 4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah (Dalbert); Gagliardini, Emmers (Asamoah); Politano, Borja Valero, Candreva; Icardi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.