Sky – Interi dhe merkato me parameter zero: Radha e Criscito? Per Bernard…
Interi po studion mire merkaton me parameter zero.
Pervec interesimit shume te madh per Stefan De Vrij, per momentin nuk regjistrohen te reja te medha per sa i perket Bernard te Shakhtar Donetsk, lojtar i propozuar nga agjentet e tij tek Interi ne javet e fundit.
Por, ka te reja nderkohe per sa i perket Mimmo Criscito.
“Ne ditet e kaluara – lexohet ne faqe ne Gianlucadimarzio.com – ka pasur nje takim me agjentin e lojtarit, Andrea D’Amico, i cili ka dashur te kuptoje qellimet e klubit zikalter por per momentin Genoa duket me e interesuara nga te gjithe sepse i ka ofruar lojtarit nje kontrate pese vjecare (te cilen Interi nuk ja ofron) si dhe nje te ardhme si drejtues.”
“E kur e mendon, dashuria e lojtarit te Zenit per skuadren e Genoas nuk eshte dicka e re. Edhe pse ndodh rralle ne futboll, ndonjehere zemra komandon.”