Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,575 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Interi e shikon goten gjysem plot. Numrat e Kondogbia…

Sky – Interi e shikon goten gjysem plot. Numrat e Kondogbia…
Inter Club Staff

Zikalterit kane koleksionuar deri me tani 12 pike me shume se sa kane arritur gjithe sezonin e shkuar ne Serie A.

Massimiliano Nebuloni, per sky Sport, ka folur per skuadren e Mancinit qe duhet te mbroje vendin e katert nga Fiorentina qe te shkoje direkt ne Europa League.

Objektivi per vendin e trete eshte zhdukur tashme por ne shtepine Inter mbizoteron nje ndjesi pozitive sepse bilanci i tille eshte, pozitiv. Ose te pakten, gjysem pozitiv.

“Gota e sezonit eshte gjysem plot: Nga vendi i tete tek vendi i katert, 12 pike me shume se sa vjet. Grupi eshte ne rritje dhe rendimenti i lojtareve gjithashtu: Icardi nuk bie ne sy vetem golat por edhe per lojen, jane zhbllokuar Jovetic dhe Eder, Kondogbia me ne fund po e shpreh veten ne nivele te larta tashme. Nje kuriozitet: Me francezin ne fushe per te pakten 35 minuta Interi ka grumbulluar 48 pike ne 22 ndeshje, pra nje mesatare 2.18 pike per ndeshje. Nderkohe vetem 18 pike jane grumbulluar pa te ne fushe ne 13 ndeshje. Sipas Sky, ky eshte nje tregues i qarte se Kondogbia ka qene i rendesishem per Interin edhe kur ska luajtur ne nivele te larta. Tashme vendi i trete ka fluturuar larg me fitoren e Romes ndaj Napolit. Por nderkohe Kinezet kane dale hapur dhe qarte: nje Inter i ri po afrohet (edhe Kinezet bashke me te).”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.