Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

552 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Interi ne lufte me Milanin per talentin e Udineses! Lojtari duket se preferon zikalterit sepse…

Sky – Interi ne lufte me Milanin per talentin e Udineses! Lojtari duket se preferon zikalterit sepse…
Inter Club Staff

Interi eshte shume aktive ne merkaton e futbollisteve edhe pse ajo nuk eshte hapur ende zyrtarisht. 

Bashke me qarkullimin e emrit te Marottes tashme prej ditesh flitet shume edhe per lojtaret qe ai mund te sjelle ne Milano.

Por dyshja Ausilio-Marotta per nga cilesia pritet qe te dominoje tregun e futbollisteve ne Itali sepse Ausilio ka mardhenie shume te mira me me shume se gjysma e skuadrave ne Itali por e njejta gje vlen edhe per Marotten.

Por le te kthehemi tek lajmi i dhene vetem pak minuta me pare nga Sky Sport: 

Prej kohesh Interi ka vene ne shenjester talentin e Udineses, shokun e kombetares se Icardit, Rodrigo De Paul.

Mesfushori sulmues i Udineses po kalon nje moment shume pozitiv dhe deri me tani eshte autor i pese golave dhe tre assistve.

Sipas asaj qe ka thene sot Sky Sport, mbi argjentinasin do te kete nje lufte te vertete ndermjet Interit dhe Milanit:

“Milani ne vecanti te henen do te takohet perseri ne agjentet e mesfushorit argjentinas me objektivin per te kapur nje gjysme marreveshje.”

“De Paul ka kohe qe eshte nje objektiv i Milanit por cmimi i tij frikeson kuqezinjte. Kjo gje nuk mund te thuhet per Interin qe nga vera do te jete shume me e lire ne merkato.”

“Interi eshte gati te shfrytezoje faktin qe lojtari do te preferonte Interin per te shkuaren shume te suksesshme te futbollisteve argjentinas tek zikalterit por edhe per njerez te rendesishem qe jane tek Interi: nga Icardi e deri tek Zanetti.”

“Por le te themi qe per te do te kete nje derbi, totalisht argjentinas.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.