Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

461 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Interi po mendon ta mbaje ne skuader blerjen e re Bastoni te datelindjes 1999: ja arsyeja

Sky – Interi po mendon ta mbaje ne skuader blerjen e re Bastoni te datelindjes 1999: ja arsyeja
Inter Club Staff

A ka nje ndryshim strategjie ne kete moment per Alessandro Bastoni?

Sipas asaj qe thuhet nga te gjitha mediat italiane, ai pritet te qendroje ne Milano dhe te perfshihet ne skuadren e pare te Interit.

Mbrojtesi i ditelindjes 1999 vetem diten e djeshme nenshkroi nje kontrate me klubin zikalter por ne menyre surprize mund te qendroje ne Milano.

Ne ditet e kaluara eshte perfolur se Interi ka arritur nje marreveshje me klubin e Spal per huazimin e tij, por duket se ka nje ndryshim planesh.

Vete lojtari ka qene pro nje transferimi per te luajtur me shume minuta tek Spal, por nuk do i thoshte absolutisht jo nje qendrimi tek Interi sepse ai e ka enderr te veshe bluzen zikalter ne Serie A.

Duket se prapa ketij vendimit te Interit eshte vullneti i Luciano Spallettit.

Tekniku toskan zikalter mendohet se ka deshire te provoje mbrojtjen me tre ne sezonin e ardhshem.

Keshtu, Bastoni do te ishte zgjedhja e pare ne stol pas tre titullareve Milan Skriniar, Joao Miranda dhe Stefan De Vrij.

Ne gare me te per disa minuta do te ishte vetem Andrea Ranocchia, qe nga Spalletti shihet si nje njeri shume i rendesishem i dhomes se zhveshjes, por duke pare se Interi do te luaje ne tre kompeticione, shanset per Bastonin mund te jene te shpeshta.

Gjithesesi kjo gje ne kete moment nuk eshte vendosur ende dhe gjithcka do te vendoset perfundimisht pas grumbullimit te lojtarit te ri me Italine U19.

Interi po e mendon realisht ta mbaje, edhe Spalletti gjithashtu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.