Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,556 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Interi shet lojtaret ‘e tepert’. Ja kush do te largohet…

Sky – Interi shet lojtaret ‘e tepert’. Ja kush do te largohet…
Xhorxh Gellci

Interi po ben te pamundur per te permiresuar skuadren dhe per ti dhene Walter Mazzarrit nje skuader kompetitive, pavaresisht veshtiresive te medha financiare per momentin. Jane mbyllur pese blerje para se te hapej zyrtarisht merkatoja, eshte marre Belfodil nga Parma, dhe eshte pothuajse e sigurt qe do te vine edhe 2 ose tre elemente te tjere deri ne fund. Pervec largimit te nje lojtari te madh per te financuar merkaton (nje prej Handanovic, Ranocchia, ose Guarin), si dhe zgjidhjes te mundshme te kontrates per Chivu dhe Stankovic, duhet te behen edhe shitje te tjera per te ulur numrin e lojtareve ne skuader, duke pare se vitin e ardhshem skuadra nuk do te marre pjese ne kupat e Europes.

Massimiliano Nebuloni, gazetar i Sky prane ceshtjeve te Interit, ka ndertuar nje liste me lojtaret ‘e tepert’, te cilet shikohen per tu shitur: “Interi do te shese disa lojtare te tepert. Behet fjalet per Jonathan, Alvarez, dhe Kuzmanovic. Te gjithe kane rroga te larta dhe jane te veshtire per tu sistemuar ne merkato. Te largohesh nga Milano nuk eshte e thjeshte: zikalterit dhe qyteti jane shume te pelqyera per nje lojtar. Skuadra do te boshatiset, edhe per shkak te numrit te paket te ndeshjeve. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.