Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 21, 2019

Scroll to top

Top

683 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Interista, me ne fund lajmi qe po prisnit: ja kur do te jete Nainggolan ne Milano

Sky –  Interista, me ne fund lajmi qe po prisnit: ja kur do te jete Nainggolan ne Milano
Inter Club Staff

Lajmet qe vijne ne keto momente nga Sky Sport Italia jane teper te rendesishme per klubin zikalter por edhe per tifozet e Interit gjithashtu. 

Sipas asaj qe thote redaksia e Sky, ne oret e fundit ka dale ne pah nje takim qe ka ndodhur ne Montecarlo ndermjet Radja Nainggolan dhe agjentit te tij, Alessandro Beltrami per te diskutuar detajet e kontrates se propozuar nga Interi.

Ninja ka shkuar ne Principate pikerisht per tu takuar me prokuratorin e tij darken e djeshme dhe ka qendruar atje deri sot pasdite.

Tashme marreveshja e belgut dhe klubit zikalter – vazhdon media e njohur italiane – mund te jete nje vit me gjate se sa ka qarkulluar ditet e kaluara.

Ne keto ore po flitet se kontrata e tij do te jete e vlefshme deri ne vitin 2022 dhe jo 2021 sic ishte propozuar fillimisht nga Interi.

Ose ndoshta nje ide tjeter eshte qe kontrata te jete deri ne 2021 me opsion per nje vit tjeter.

Nuk perjashtohet ideja qe te kete disa modifikime te tjera ne kontrate per sa i perket te drejtave te imazhit.

Me pak fjale, takimi qe ai ka pasur me agjentin ka qene per te limuar detajet e fundit perpara se te niset ne Milano.

Keshtu qe, Interista behuni gati sepse lajmi qe po prisnit eshte ketu: Radja Nainggolan do te jete te henen ne Milano ne seline e klubit.

Lajme te tjera per kete tratative priten edhe ne oret ne vazhdim, sidomos ne oret e darkes ne emisionin e Gianluca Di Marzios. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.