Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,189 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Ja cfare mungon ende per kalimin e Sanchez ne Milano. Fale Romes ai do te kaloje te Interi pa probleme!

Sky – Ja cfare mungon ende per kalimin e Sanchez ne Milano. Fale Romes ai do te kaloje te Interi pa probleme!
Inter Club Staff

Interi me hapa te ngadalte por po afrohet shume me objektivin e saj ne kete moment, Alexis Sanchez.

Zikalterit tashme po presin thjesht qe Manchester United te hape rruge per lojtarin sepse drejtuesit zikalter e kane gjetur marreveshjen me lojtarin per kalimin e tij.

Interi do te paguaje vetem 4 milione euro kete sezon dhe pjesa mbetur e rroges do te paguhet nga Menchester United.

Por pjesa me e rendesishme ishte te caktohej rroga ne rast se Interi do e perdore te drejten e blerjes per lojtarin por edhe per kete eshte rene dakort ku Sanchez ne rast transferimi perfundimtar ne Milano ne fund te sezonit do te kete nje rroge te re shume me te ulet se ajo e tanishmja.

Ne kete moment po mbyllen detajet e fundit por Interi po pret nje telefonate ne oret e ardhshme nga Manchester United sepse nuk deshiron qe kjo histori te zgjatet edhe per shume kohe.

Kjo e gjitha fale… Romes. Sipas asaj qe tregon Sky Sport ne keto minuta, Interi thjesht ka kerkuar qe te respektohet e njejta marreveshje qe United kishte arritur me Romen por qe Sanchez e refuzoi ta respektonte duke mos shkuar ne Rome por duke zgjedhur Interin.

Keshtu do te jete nje huazim i thjeshte dhe pa pagese. E drejta e blerjes diku tek 13-15 milione euro. Asgje e re deri ketu sepse keto shifra kane dite qe qarkullojne.

Edhe njehere theksohet se si Interi e ka djegur Romen ne finish per Alexis Sanchez, lojtar qe do te jete nje nga sulmuesit me te rendesishem te Interit sezonin e ri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.