Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,225 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Ja cfare ndodhi ne takimin e Perez me agjentet e Modric. Kroati per Interin mbetet thjesht nje enderr!

Sky – Ja cfare ndodhi ne takimin e Perez me agjentet e Modric. Kroati per Interin mbetet thjesht nje enderr!
Inter Club Staff

Le te themi te verteten: Luka Modric ka qene personi qe ka mbajtur me se shumti afer telefonit interistat ne kete vere. 

Qe prej momentit kur doli emri i tij ne pah per nje kalim te mundshem tek Interi, kroati u be me pas kryefjala e javes se fundit te merkatos se Interit.

Ne fillim u duk thjesht si nje thashethem, me pas u pa qe nga pas kishte dicka te vertete por Florentino Perez nuk hapte rruge dhe duket se Florentino vertete nuk ka pasur asnje qellim per ta shitur sepse ka qene pikerisht ai qe sot ka mbyllur deren perfundimisht per Interin dhe kroati keshtu eshte i destinuar te qendroje ne Madrid edhe pse kunder deshires se tij.

Por cfare ndodhi sot? 

Sipas asaj qe thote Sky Sport, muri i Real Madrid mbetet qe te jete i vazhdueshem pavarsisht presionit te Luka Modric qe ka tentuar te largohet me cdo menyre por nuk ka dashur asnjhere ta beje publike per shkak te respektit qe gezon per tifozet e Real Madrid.

Gjithmone sipas Sky Sport, ka pasur nje takim ndermjet perfaqesuesve dhe agjenteve te Modric me presidentin e Real Madrid, Perez ose te pakten nje kontakt nese ky takim nuk ka ndodhur balle per balle dhe per te disaten here palet i kane treguar njeri-tjetrit vullnetin e tyre.

Ka qene nje perballje kjo qe ka pare ne avantazh Florentino Perez qe ka qene akoma me shume i bindur per te mos e lene Modric te largohet drejt Interit sidomos pas humbjes se djeshme ne Superkupe.

Edhe njehere ai i ka treguar agjenteve te tij se lojtari eshte i pashitshem dhe nuk shikon ndonje mundesi qe kjo levizje te behet.

Ne kete moment duket se cdo gje ka perfunduar per Modric dhe do te qendroje keshtu ne Spanje me Interin qe nuk e mbylli dot merkaton pa qershine mbi torte.

Me perjashtim te dickaje shume te papritur, zikalterit e kane mbyllur merkaton hyrese per kete sesion merkatoje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.