Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 18, 2018

Scroll to top

Top

917 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Ja formacioni i Interit ndaj Juventusit te premten: sa shume dhimbje koke per Spallettin

Sky – Ja formacioni i Interit ndaj Juventusit te premten: sa shume dhimbje koke per Spallettin
Inter Club Staff

Ndeshja me Juventusin po afrohet dite pas dite dhe tashme nga e premtja jemi vetem dy dite larg. 

Per Spallettin duket se ka shume dhimbje koke dhe disa dyshime te ndryshme per sa i perket formacionit.

Pas barazimit ne Rome qe la te pakenaqur Interin duke pare mungesat e Romes, zikalterit nuk deshirojne te dalin me nje rezultat negativ nga Juventus Stadium dhe kane perqendruar te gjitha forcat ne pergatitjen e kesaj ndeshje.

Nderkohe qe me siguri pritet qe Nainggolan te mungoje nga minuta e pare, per Spallettin ky eshte shqetesimi kryesor.

Zevendesuesi natyral i Radjas ne formacion eshte Borja Valero, por shanset goxha te larta per te luajtur nga minuta e pare i ka edhe Joao Mario qe do i rrembente nje bluze titullari Borja Valeros nese do te zgjidhej nga Spalletti.

Pastaj nje problem tjeter per teknikun perfaqeson edhe krahu i djathte i mbrojtjes ku Vrsaljko duket i rekuperuar, por nuk dihet nese eshte ende gati per 90 minuta.

Gjithmone sipas Sky, ky do te jete formacioni i Interit ne Juventus Stadium: 

Samir Handanovic

Danilo D’Ambrosio

Milan Skriniar

De Vrij

Asamoah

Marcelo Brozovic

Matias Vecino

Borja Valero

Matteo Politano

Ivan Perisic

Mauro Icardi

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.