Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

932 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Ja formacioni qe do te hedhe Spalletti ne fushe ndaj Lazios: ne vend te Lautaros ne sulm pritet te luaje Keita Balde!

Sky – Ja formacioni qe do te hedhe Spalletti ne fushe ndaj Lazios: ne vend te Lautaros ne sulm pritet te luaje Keita Balde!
Inter Club Staff

Ashtu si ju kemi treguar sot gjate dites, nuk ka pasur lajme te mira per Interin nga futbollistet e rikthyer nga kombetaret respektive. 

Pervec Stefan De Vrij qe eshte demtuar me Hollanden, edhe Lautaro Martinez eshte kthyer i demtuar nga sfida Argjentine-Marok.

Matteo Barzaghi per Sky Sport tregon se El Toro eshte e sigurt se do te mungoje ndaj Lazios te dielen ne darke, por madje rrezikon edhe nje mungese me te gjate.

Ne kete pike keshtu rriten shume kuotat e nje grumbullimi te mundshem te Mauro Icardit i cili eshte rikthyer ne grup disa dite me pare dhe eshte gati te luaje shanset e tij.

Por per momentin, Spalletti nuk e mendon aspak ish-kapitenin zikalter si titullar por ne vend te Lautaros do te luaje Keita Balde me Politanon ne krah te djathte dhe Perisic ne te majten.

Ne mbrojtje ashtu si u tha edhe me lart, e sigurt mungesa e De Vrij qe do te zevendesohet nga Joao Miranda i cili perpara dy javesh operoi hunden por do te jete i gatshem per te luajtur.

Po te tjeret si do te rreshtohen? Sky Sport ka tentuar te zbuloje formacionin e Luciano Spallettit ndaj Lazios duke supozuar se tekniku do e hedhe keshtu skuadren nga minuta e pare:

Samir Handanovic, D’Ambrosio, Joao Miranda, Milan Skriniar, Kwadwo Asamoah (Dalbert), Roberto Gagliardini, Matias Vecino, Marcelo Brozovic, Matteo Politano, Keita Balde, Ivan Perisic.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.