
Sky – Ja formacioni qe ka zgjedhur Spalletti per ndeshjen e neserme ndaj Genoas: dy surpriza ne fushe!
Ka me shume se sa nje dyshim per formacionin e ndeshjes se neserme ndaj Genoas per Lucianop Spallettin.
Neser ne darke do te luhet ne Marassi per ndeshjen e javes se 30 te Serie A, nje jave qe do te luhet e gjitha ne mesjave.
Sipas lajmeve te fundit qe sjell Sky Sport, ne Appiano Gentile eshte bere me dije se po shkohet drejt nje mesfushe ku Joao Mario eshte ne avantazh ndaj Radja Nainggolan per te nisur titullar. Ky i fundit pritet qe te luaje titullar ndaj Atalantes dhe kjo mbase do te jete arsyeja qe titutullar do e nise Joao Mario.
Nderkohe, bashke me te ne mesfushe pritet te luaje Marcelo Brozovic me Roberto Gagliardini, favorit ndaj uruguajanit Matias Vecino.
Ne mbrojtje Cedric Soares mund te luaje ne vend te Danilo D’Ambrosios dhe ne krahun e majte Asamoah do te luaje, ndryshe nga sa u tha me pare ku u hodh teoria se mund te luaje Dalbert.
Ne zemer te mbrojtjes do te jete Skriniar dhe Miranda edhe pse Ranocchia e ka nje shans te vogel qe te luaje titullar mbase duke pare se javes qe vjen do te luaje ndaj Atalantes.
Nderkohe, ashtu si u tha edhe nga vete tekniku zikalter, ne qender te sulmit do te jete Mauro Icardi i cili do te luaje me Ivan Perisic dhe Matteo Politano nga krahet.
Ky eshte formacioni i mundshem i Interit sipas Sky Sport:
(4-3-3): Handanovic; Cedric, Miranda, Skriniar, Asamoah; Gagliardini, Brozovic, Joao Mario; Politano, Icardi, Perisic.