
Sky – Ja kush mund te largohet. Ne dyshim Guarin
Matteo Barzaghi, gazetar i Sky ne ndjekje te zikalterve, ka provuar te beje nje liste me ata qe mund te largohen nga Interi kete merkato. Skuadra e Mazzarrit duhet te kete 22 lojtare, dy per rol dhe ndonje tjeter per tu vleresuar. Duke llogaritur edhe 5 blerjet e mbyllura te Interit, eshte e natyrshme qe disa lojtare do te shiten.
Ne mbrojtje Silvestre duhet te beje gati valixhet, te pakten nese Ranocchia nuk largohet, dhe pothuajse me siguri do e ndjeke edhe Jonathan, duke patur parasysh se tekniku i ri do te rimekembe nje nga blerjet e fundit, Schelotton.
Mesfusha ka dyshimet me te medha: zikalterit duan te bejne 1 ose 2 blerje dhe shumica rrezikojne vendin. Stankovic ka luajtur pak, per shkak te problemeve fizike qe e kane shqetesuar gjithe sezonin dhe tani eshte ne dyshim. Diskutim i njejte per Obin, qe eshte i ri dhe Interi ka ndermend ta shfrytezoje para se ta largoje. Kuzmanovic do i shikoje shanset e tij gjate pregatitjes verore. Ne fund Laxalt, blerje e re e janarit, qe mund te shkoje tek ndonje skuader e vogel per tu rritur para se te kthehet ne baze.
Pothuajse i sigurt per te lene Milanon eshte Ricky Alvarez, qe pervec te tjerash, nuk pershtatet edhe me skemat e Mazzarrit, prandaj po pritet vetem nje oferte e pershtatshme. Problemi tjeter per tu zgjidhur eshte ai i kolumbianit Guarin, qe duket nga me te kerkuarit ne merkato, per te cilin do te vleresohen propozimet dhe ne baze te tyre do te vendoset e ardhmja. Ne qofte se do te largohet, do te merret nje emer i madh ne mesfushe. Ne qofte se do te qendronte, hipoteze shume e mundur, Mazzarri eshte gati ta perdore, ndoshta me nje pozicion mes mesfushes dhe sulmit si Hamsik.