Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

975 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Ja pakti qe ka Interi me Lukakun deri ne daten 8 gusht. Pastaj merr fund cdo gje!

Sky – Ja pakti qe ka Interi me Lukakun deri ne daten 8 gusht. Pastaj merr fund cdo gje!
Inter Club Staff

Interi ka nje objektiv te qarte prej disa javesh tashme dhe duket se as zhvillimet e fundit nuk e kane lekundur klubin zikalter.

Ai quhet Romelu Lukaku dhe me sa duket, Giuseppe Marotta eshte kthyer me se shumit per te ne Europe: per te tentuar te mbylle nje marreveshje te suksesshme me Manchester United.

Sipas lajmeve te fundit te Sky Sport, deshira e Interit eshte qe te vazhdohet me kete tratative edhe pse ka shume veshtiresi per sa i perket kohes duke qene se eshte nje tratative qe zgjat prej shume javesh por edhe per shkak te cmimit: United kerkon me shume nga sa e vlereson klubi zikalter per belgun.

Por nderkohe, sipas asaj qe tregon Sky Sport, Interi ka nje pakt me Interin deri ne daten 8 gusht.

Me cfare ka te beje ky pakt? Me sa duket Lukaku ka rene dakort me drejtuesit zikalter se deri ne daten 8 gusht do te beje presion tek United dhe nuk do te pranoje destinacione te tjera pervec atij te Interit. Nderkohe Interi nga ana e saj do te tentoje qe te beje  te sajen per t e rene dakort me Manchester United dhe per ti ulur paksa cmimin atyre.

Nese data 8 gusht do te vije dhe zhvillime nuk do te kene ndodhur aspak ne kete tratative, atehere Lukaku do te tentoje te rihyje ne skuadren e United ku per hir te vertetes nuk eshte grumbulluar ne asnje nga ndeshjet e anglezeve per shkak se e ardhmja e tij eshte e pasigurt.

Gjithesesi, nje tregues tjeter se Interi mund te jete ne nje pozicion te mire per Lukaku eshte edhe Antonio Conte: ai eshte pare me i relaksuar dhe me i qete perpara kamerave.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.