
SKY – Ja si do te zgjidhet trekendeshi Inter-Juve-Udinese per Islan. Mund te jete hera e pare qe…
Neser mund te jete dita decizive per te mbyllur marreveshjen Inter-Juventus-Udinese, qe do te percaktoje kalimin e Mauricio Isla tek Inter. Sipas Sky Sport, neser do te kete nje tjeter takim mes Marottes dhe Brancas, por kete rradhe do te marre pjese edhe presidenti i Udinese, Giampaolo Pozzo.
Sipas Gianluca Di Marzio, problemi qe nuk po zyrtarizohet qendron pikerisht tek Udinese. Klubi friulan, per te dhene driten jeshile, kerkon qe te jete i sigurte qe Juventus do te bleje gjysmen tjeter te lojtarit vitin e ardhshme. Ne kete rast, per sezonin 2013-2014 Isla do te jete ne bashkepronesi mes Inter dhe Udinese, ndersa nga viti 2014 do te behej nje lojtar ne bashkepronesi te Inter dhe Juventus. Pra,mund te jete bashkepronesia e pare e nje lojtari nga ana e dy rivaleve me te urryer ndermjet tyre ne Serine A.