Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

923 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Ja si eshte e vertata e Lukaku-Juventus. Lukaku ka dhene fjalen e tij dhe pretendon ta mbaje!

Sky – Ja si eshte e vertata e Lukaku-Juventus. Lukaku ka dhene fjalen e tij dhe pretendon ta mbaje!
Inter Club Staff

Interi nuk ka me te voglin qellim qe te terhiqet nga pista qe e dergon tek Romelu Lukaku. 

Sipas te rejave te fundit nga Sky Sport vetem pak minuta me pare, pritet qe shume shpejt te ndodhe nje sulm i ri per sulmuesin belg te Manchester United nga klubi zikalter.

Lukaku ne oret e fundit eshte kerkuar me ngulm edhe nga Juventusi qe duket se i ka hapur sfide Interit dhe “ishit” Conte.

Nje sulm i ri nga Interi do te thote se zikalterit do te rrisin oferten e tyre nga 60 milione euro plus bonuse ne 70 milione plus bonuse per te arritur tek 75 milione euro ne total pak a shume.

Kjo eshte nje oferte sipas Sky Sport qe mund te rezultoje decizive per kalimin e sulmuesit tek Milano zikalter.

Juventusi nga ana e saj nderkohe varet akoma nga deshira e Paulo Dybala qe ne ditet e ardhshme do te flase me Maurizio Sarrin per te njohur me mire qellimet e tij.

Por sot per sot dicka eshte e sigurt: Interi do e provoje deri ne fund per Lukaku dhe se zikalterit nuk kane asnje mendje per tu dorezuar. Kjo edhe sepse Lukaku i ka dhene fjalen drejtuesve zikalter dhe Contes dhe ne rast te nje oferte te barabarte te Juventusit, ai do te zgjidhte Interin.

Ky eshte kapitulli i fundit i telenoveles Lukaku ku duket se ne gare per te eshte futur ndjeshem edhe Juventusi. Se kush do ja dale te triumfoje ne fund, do e tregoje vetem koha.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.