Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

505 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Ja te rejat e fundit rreth demtimit te Vecinos: lojtari ka folur me stafin e Interit dhe i ka thene se…

Sky – Ja te rejat e fundit rreth demtimit te Vecinos: lojtari ka folur me stafin e Interit dhe i ka thene se…
Inter Club Staff

Dje nje lajm shume i keq erdhi per Interin nga Japonia e larget. 

Ne shtetin aziatik do te luhej dje Japoni-Uruguai (ndeshje qe perfundoi me fitoren e Japonise), por pak minuta perpara fillimit te saj federata e Uruguait lajmeroi ne Twitter se Matias Vecino ndryshe nga sa ishte vendosur ne fillim, nuk do te luante sepse kishte pesuar nje demtim ne kofshe.

Por per kete gje ka shkruar sot Sky Sport, e cila ka treguar gjendjen e lojtarit.

Kjo eshte ajo qe ka shkruar media satelitore italiane:

“Pas stopit qe ka detyruar Matias Vecinon te mos luante dot ne ndeshjen e djeshmte Japoni-Uruguay, stafi mjekesor i Interit eshte vene menjehere ne kontakt me lojtarin per te kuptuar llojin e demtimit dhe shkallen e tij.”

“Nga ajo qe eshte kuptuar nga biseda, problemi qe ka pesuar ka qene ne kofshen e djathte dhe ka filluar disa minuta perpara ndeshjes ne Saitama.”

“Ish-lojtari i Fiorentines duket se nuk ka luajtur me shume per te ruajtur veten dhe jo sepse ka pasur dhimbje te forta.”

“Natyrisht qe vleresimi i sakte do te behet menjehere sapo lojtari te rikthehet ne Milano neser ose pasneser per te kuptuar gjendjen e tij dhe llojin e demtimit (nese ka nje te tille).”

“Duket se Vecino ka siguruar stafin mjekesor te Interit se nuk behet fjale per ndonje demtim te rende, por gjithcka mbetet per tu pare tashme.”

“Gjithesesi, prezenca e tij ndaj Milanit eshte ne nje dyshim te forte e me te gjitha gjasat nuk do te jete ne fushe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.