Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

589 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Keita eshte dhurata qe Interi po i ben tifozeve: ja kur jane vendosur vizitat mjekesore per te!

Sky – Keita eshte dhurata qe Interi po i ben tifozeve: ja kur jane vendosur vizitat mjekesore per te!
Inter Club Staff

Inter, Keita Balde eshte dhurata qe klubi po i ben tifozeve ne kete fund merkatoje qe per hir te vertetes per Interin ka qene me te vertete spektakolare.

Askush nuk mund ta mohoje qe Interi ne kete vere ka bere shume here me mire se ne merkatot e kaluara dhe duhet te kthehesh shume prapa ne kohe per te gjetur nje merkato qe mund te krahasohet me kete te ketij viti.

Kete shkruan sot Sky ne shkrimin e saj, qe tregon gjithashtu se Keita Balde eshte lojtari me i ri i Interit tashme.

Por pak me pare, per Keita ka shkruar edhe Di Marzio, duke zbuluar se kur do te zhvillohen edhe vizitat mjekesore per senegalezin:

Keshtu, sipas asaj qe thote eksperti i merkatos ne Itali, Gianluca Di Marzio, lojtari senegalez do te jete neser ne Milano per te kryer vizitat mjekesore.

Sic eshte zakon tashme, gjithcka do te filloje me vizitat ne ‘Qendren Mjekesore te CONI’ ku do te zhvillohet pjesa e pare e vizitave dhe me pas ai do te zhvendoset ne ‘Humanitas di Rozzano’ per te  zhvilluar pjesen e dyte.

Me pas, Keita Balde do te drejtohet drejt selise se klubit ku do te firmose edhe kontraten me Interin qe do e lidhe me zikalterit per 1 vit huazim si dhe kater vite te tjera kontrate ne rast te aktivizimit te se drejtes se blerjes nga Interi.

Nderkohe nuk ka ende ndonje lajm nese Antonio Candreva do te beje rrugen e kundert me te duke pranuar propozimin e Monaco. Ai ka pasur dyshime per destinacionin francez dhe ka kerkuar te provoje shanset e tij tek Interi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.