Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,588 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Icardi, kontakte te reja sot Marotta-Wanda: Interi i ka ofruar nje pakt te ri lojtarit, ja detajet!

Sky – Icardi, kontakte te reja sot Marotta-Wanda: Interi i ka ofruar nje pakt te ri lojtarit, ja detajet!
Inter Club Staff

Me sa duket nuk kalon asnje ore ku mund te mos kete nje lajm te ri per sa i perket ceshtjes Mauro Icardi. 

Kjo mbase edhe per faktin se jemi ne ditet e fundit te merkatos dhe lajmet per ish-kapitenin e Interit “shesin” shume.

Por pas zhvillimeve diten e djeshme ne takimin ne Appiano Gentile ndermjet Icardit, Marottes dhe Zhang, sot kemi disa te reja te tjera te rendesishme.

Sipas asaj qe ka thene Gianluca Di Marzio, sot eshte hapur nje dialog jo pak i rendesishem ndermjet Wanda Nara dhe Marottes pikerisht per te ardhmen e Icardit.

Interi duket se i ka ofruar nje pakt lojtarit: rinovimin e kontrates per nje vit te vetem per ti lejuar atij mundesine per tu huazuar nje vit tek nje skuader tjeter.

Por ky pakt i ofruar nga Interi vjen me nje kusht: ai mund te huazohet vetem ne disa skuadra te perzgjedhura nga Interi, jo tek cdo skuader.

Wanda e ka kuptuar ne kete moment qe situata e burrit te saje mund ta hedhe lojtarin ne nje gremine nese nuk luan per nje sezon dhe ka filluar te binde Icardin per nje mundesi te tille.

Nderkohe sot ka pasur nje takim tjeter ndermjet Monacose dhe Interit: ata jane te gatshem te bejne nje oferte te re per lojtarin por ai ka refuzuar perseri.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.