Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,049 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky, Marchetti: “Te gjithe mendjen te Modric, por nga Interi po largohen dy lojtare: ja emrat dhe detajet.”

Sky, Marchetti: “Te gjithe mendjen te Modric, por nga Interi po largohen dy lojtare: ja emrat dhe detajet.”
Inter Club Staff

Me te vertete qe te gjithe syte e veshet e klubit zikalter por edhe tifozeve te Interit jane nga Madridi sot dhe kete askush nuk e mohon dot. 

Te gjithe po presin lajme nga takimi i supozuar ndermjet Modric dhe Florentino Perez ku pritet te vendoset perfundimisht nese Modric mund te vije ne Milano deri neser ne oren 20:00 apo do te deshtoje perfundimisht.

Pikerisht per kete ka folur eksperti i njohur i merkatos, Luca Marchetti qe punon edhe per Sky Sport dhe eshte pothuajse prezent gjithmone ne emisionin e darkes ne oren 23:00 tek Sky Football 1.

Por ai ka shkruar nje editiorial per TuttoMercatoWeb dhe ka folur natyrisht edhe per merkaton e Interit.

Ja fjalet e tij:

“Ceshtja Modric pothuajse ka ardhur ne fund. Tani duhet ta pranojme qe dead-line eshte shume fare.”

“Tani Florentino ose do te pranoje largimin e tij dhe do e lere te largohet ne drejtim te Interit, duke respektuar paktin (per te cilin kemi folur gjate) ose do vazhdoje ta mbaje porten e mbyllur.”

“Interi me shume se cfare ka bere, nuk mund te bente. Jo vetem per Modric, por per merkaton ne pergjithesi. Te gjithe e dime se Interi i ka kaluar edhe pritshmerite me kete merkato.”

“Por nderkohe qe te gjithe e kane mendjen tek Modric, kemi dy lojtare qe jane shume afer largimit nga zikalterit.”

“I pari eshte Joao Mario qe me shume mundesi do te perfundoje ne Sevilla (Betis eshte ne avantazh, skuadra tjeter e Sevillas, ndryshe nga sa u mendua ne fillim).”

“I dyti eshte Karamoh per te cilin Interi po punon ta binde per te pranuar destinacionin Parma. Mund te kemi te reja shume shpejt.”

Keto jane ato qe ka thene Luca Marchetti pak me pare ne editorialin e tij per TMW.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.