Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,683 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKY – Mazzarri, idete e qarta. Disa “te perjashtuar”, nga Wallace tek Taider

SKY – Mazzarri, idete e qarta. Disa “te perjashtuar”, nga Wallace tek Taider
Xhorxh Gellci

Sot stervitja e fundit para ndeshjes me Udinesen. Dje, Walter Mazzarri ka mbajtur nje ligjerate te gjate para grupit, aq sa stervitja ka nisur me 40 minuta vonese.

Tekniku po vlereson 2-3 zevendesime ne formacionin titullar. Duhet te kthehet nga minuta e pare Juan Jesus dhe Nagatomo. Gjithashtu po merret ne konsiderate Samuel, por te hiqet Ranocchia ne nje moment te shkelqyer forme mund te jete nje gabim.

Nese vitin e shkuar ndeshja me formacionin e Guidolin, ne javen e fundit, shenoi fundin e aventures te Stramaccionit, tani duhet te sherbeje si pike rinisjeje, edhe per te programuar me mire sezonin e ardhshem. Do te jete e nevojshme te arrihet sa me pare Europa League, pastaj do te behen te gjitha vleresimet per ekipin ne dispozicion te Mazzarrit.

Por gazetari i Sky siguron qe trajneri i ka idete e qarta qe tani: “Mariga, Wallace dhe Mudingayi nuk kane hyre kurre ne radarin e tij. Mund te mos qendrojne edhe Andreolli (4 paraqitje gjithsej), Kuzmanovic (titullar ne mungese te Cambiasso, pastaj vetem pankine), Taider (“i perjashtuar” pas ndeshjes me Juventusin) dhe Botta (paraqitja e fundit me Romen).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.