Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

880 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Mbrojtesi i krahut, mes Vrsaljko e Darmian fiton terren nje emer i ri: detajet

Sky – Mbrojtesi i krahut, mes Vrsaljko e Darmian fiton terren nje emer i ri: detajet
Bujar Berishaj

Interi ka bere 5 goditje kete merkato por nuk e ka ndermend te ndalet.

Piero Ausilio ne fakt deshiron qe t’i dhuroj trajnerit Luciano Spalletti edhe disa lojtare per te kompletuar ekipin me dispozicion.

Sic raportohet nga studiot e Sky Sport, sot per sot prioritet per njerezit e merkato se Interit eshte nje mbrkntes i krahut te djathte me emrat qe tashme i njohim te gjithe.

I pari eshte ai i Sime Vrsaljko qe duket si zgjedhja e pare per zikalterit por Atletico Madrid preferon nje shitje me titull perfundimtar para nje huazimi me te drejte blerje, formule qe do te preferohej nga Interi per kete operacion.

Pastaj alternative e tij eshte italiani Matteo Darmian i Manchester United per te cilin tashme ka pasur disa kontakte me agjentin e lojtarit. Mbrojtesi nuk duket me ne planet e Jose Mourinho dhe pritet te largohet gjate veres nga Old Trafford.

Ne nderkohe nje emer tjeter eshte ai i Benjamin Henrichs te Bayer Leverkusen me 21-vjecarin qe mund te luaj si ne krahun e djathte te mbrojtjes ashtu edhe ne te majtin.

Situata e mbrojtesit gjerman eshte per t’u ndjekur me kujdes dhe nuk perjashtohet ndonje befasi ne kete merkato me te riun nga Gjermania qe do mund te ishte blerja e Interit per krahun e djathte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.