
Sky – Me Saint-Etienne kthehet Andreolli. Ne te djathte Obi apo Mbaye? Perpara…
Momenti i Interit eshte delikat, jane kater ndeshje qe do te luhen ne 10 dite. Mazzarri po pergatit ndeshjen ndaj Saint-Etienne me nje sy nga Cesena.
Pas barazimit me Napolin, skuadra zikalter duhet te rikthehet te fitoje. Do te kete disa ndryshime te rendesishme ne Europa League per Interin ndaj Francezeve: Do te jete Andreolli dhe do te shihet Campagnaro(qe sapo eshte rikthyer nga demtimi) dhe do te rikthehet edhe ne fushe keto dite sipas SkySport24. Ne krahun e djathte duke pare mungesen e D’Ambrossios, Nagatomos dhe Jonathan, tranjeri po shikon nje balotazh Mbaye-Obi te cilet u aktivizuan edhe ndaj Napolit. Me pas duhet pare me kujdes edhe vija e sulmit sepse Mazzarri ka ne disopzicion vetem Icardin dhe Palacion(Osvaldo eshte i demtuar): Bonazzoli, sipas te dhenave te para qe vijne nga Pinetina, nuk duhet ta nise nga minuta e pare, dhe keshtu do te shihet me shume mundesi nje Inter me nje sulmues te vetem me Guarin pas kraheve. Kolumbiani ishte mjaft i rendesishem te dielen ndaj Napolit: Nje gol dhe mori pjese edhe ne aksionin e golit te dyte.