Sky – Me Torinon nga minuta e pare Hernanes dhe Icardi. Argjentinasi nuk u grumbullua ne kombetare sepse…
Hernanes eshte stervitur me grupin edhe sot. Nebuloni per Sky ka folur per formacionin e mundshem te Interit te dielen ndaj Torinos(ne oren 15:00).
Ai ka treguar se Icardi dhe Hernanes kane shume shance te larta qe ta nisin si titullare: “Mesfushori Brazilian nuk eshte ende ne 100% te formes se tij, por pritet te jete ne formacion nga minuta e pare”. Me pas ai ka folur edhe per te riun argjentinas dhe mundesite qe ai te shkoje ne Kombetare: “Lojtaret e Argjentines ne sulm jane te shumte dhe teper cilesore. Tevez nuk grumbullohet per nje arsye politike, dhe nuk mendoj se do te shkoje as Icardi i cili u grumbullua perpara Krishtilindjeve kur mungonte Messi per shkak demtimi dhe keshtu zuri vendin e tij.”