Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 20, 2020

Scroll to top

Top

515 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Merkato Inter, ka mberritur oferta e pare per Dzekon tek Roma e cila e ka refuzuar! Ata kerkojne…

Sky – Merkato Inter, ka mberritur oferta e pare per Dzekon tek Roma e cila e ka refuzuar! Ata kerkojne…
Inter Club Staff

Merkato e futbollistave ne Itali nuk fle kurre, sidomos tani ne kete moment qe jemi ne prag te asaj te veres. 

Klubet me te medha ne Itali po i mendojne qe tani levizjet e tyre per sa i perket merkatos se veres dhe Interi nga ana e saj gjithashtu duket se i pa perzgjedhur emrat qe do te kerkoje kete vere.

Njeri prej ketyre emrave eshte Edin Dzeko qe me sa duket ka marre oferten e tij te pare qe ka shqetesuar jo pak Interin sepse kjo oferte ka ardhur nga Permier League.

Por sipas lajmeve te fundit, Roma e ka refuzuar kete oferte sepse e ka cilesuar si shume te ulet dhe kerkon dyfishin e saj per ta lene te lire lojtarin.

Sa eshte oferuar per boshnjakun? Vetem 10 milione euro nga nje klub i Premier League qe nuk i behet i ditur emri por Roma kerkon per te plot 20 milione euro edhe pse ai sapo ka mbushur 33 vjec.

Ne javet e fundit Dzeko eshte perfolur shume se eshte nje objektiv i Interit dhe eshte perzgjedhur nga Marotta qe te jete ai partneri i Lautaros tek Interi, gjithmone nese Icardi do te largohet.

Per zikalterit nuk eshte nje lajm i mire fakti qe ka ardhur nje oferte nga Anglia, por fakti qe ajo eshte refuzuar. Gjithesesi nuk kuptohet ende kerkesa e Romes per kartonin e tij sepse lojtari ka nje kontrate ne skadence ne 2020, eshte 33 vjec dhe deshiron te largohet. Ata rrezikojne te mbajne ne shtepi nje futbollist te pakenaqur dhe ne skadence kontrate.

Eshte nje situate qe pritet te kete zhvillime te rendesishme gjate javeve ne vazhdim de Interi po e ndjek me kujdes te gjitha lajmet qe vijne nga kryeqyteti.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.