Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

741 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Merkato, tratative mes Inter dhe Parma: Biabiany e Dimarco drejt shitjes

Sky – Merkato, tratative mes Inter dhe Parma: Biabiany e Dimarco drejt shitjes
Bujar Berishaj

Interi dhe Parma duket se kane nisur nje tratative merkatoje. 

Emilianet qe sapo jane rikthyer ne Serie A jane ne kerkim te lojtareve te duhur per te perfocuar ekipin e tyre.

Dhe dy prej tyre duket se i kane gjetur ne shtepine e Inter. Behet fjale per francezin Jonathan Biabiany dhe italianin Federico Dimarco.

I pari tashme ka nje eksperience ne Tardini, aty ku ka kaluar pjesen me te mire te karrieres se tij dhe per te do te behej fjale per nje rikthim ne ekipin qe i ka dhene mundesine te tregoj veten.

Ne kete operacion te merkatos mund te futet edhe mbrojtesi i ri Federico Dimarco qe eshte nje produkt i Inter Primavera. Lojtari ishte i huazuar ne Sion gjate sezonin te fundit dhe tani eshte kthyer serish ne Milano por duket se e ardhmja e tij do te jete larg qytetit te modes.

Akoma nuk ka ndonje shifer te sakte mirepo do te ishin shitje qe pritet te sjellin plusvalenca per bilancin zikalter.

Nderkohe ne sulm jane dy lojtaret te cilet mund te largohen gjate kesaj merkatoje. Behet fjale per njerin mes Antonio Candreva dhe Yann Karamoh duke qene se Interi pritet te marr dy sulmues krahu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.