Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 28, 2020

Scroll to top

Top

712 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Milan-Inter, formacioni mundshem: Icardi nga minuta e pare. Brozovic…

Sky – Milan-Inter, formacioni mundshem: Icardi nga minuta e pare. Brozovic…
Inter Club Staff

Zyrtarisht jemi ne diten e derby dhe pyetjet rreth formacionit te mundshem tek zikalterit mbeten te njejta. A do te luaje Borja Valero? Ku do te luaje Candreva? A do te jete titullar Karamoh? Po Brozovic? Nese Spalletti sot nuk ka dhene pergjigje te sakta, Sky Sport mundohet qe te zbuloje detaje rreth rreshtimit te Interit diten e neserme.

Ne vetem 20 ore larg derbyt, sipas Sky, dyshimet e Luciano Spallettit jane shume me te pakta se ato qe ka pasur ditet e kaluara.

Me sa duket, eshte rekuperuar Borja Valero, por veshtire se do te luaje nga minuta e pare. Spanjolli mund te kete larguar gjendjen gripale, por nuk eshte ne formen e tij me te mire.

Nderkohe, tranjeri zikalter do mund te besoje nga minuta e pare per dy lojtare qe i kane munguar ne ndeshjet e kaluara per shkak demimit: behet fjale per Joao Miranda dhe Mauro Icardi. Pa mesfushorin spanjoll, eshte shume e mundshme qe te shikojme nje Inter te rreshtuar me 4-2-3-1 me Vecino dhe Gagliardini perpara mbrojtjes.

Ne kete moment, Marcelo Brozovic eshte favorit mbi Rafinhen i cili mund te jete surpriza ne momentin e fundit. Ne mbrojtje do te jete Cancelo dhe D’Ambrosio ne krah dhe Skriniar me Miranda ne mes.

Spalletti e ka mohuar gjate intervistes sot nje spostim te mundshem te Cancelos ne krahun e djathte te sulmit dhe e quajti si dicka te pamundur per ndeshjen e neserme kete gje.

Ne sulm, pritet qe nga minuta e pare te jete Candreva, Perisic dhe Icardi. Do te jete rikthim per kapitenin zikalter keshtu qe ka kater ndeshje qe mungon. Ai do te jete ne kerkim te golit te 100 ne Serie A por gjithashtu do te kerkoje te shenoje ne porten e Milanit per here te peste ne tre ndeshjet e fundit.

Ky eshte formacioni sipas Sky Sport:

Schermata 2018-03-03 alle 19.10.43

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.