Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

984 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Moratti, gjate javes te tjera takime me indonezianet. Nainggolan dhe Isla…

Sky – Moratti, gjate javes te tjera takime me indonezianet. Nainggolan dhe Isla…
Xhorxh Gellci

Duket sikur gjithcka po formohet pak nga pak. Moratti eshte bindur se per te miren e Interit eshte e nevojshme te shiten disa aksione te shoqerise. Ditet e ardhshme do te kete takime te tjera mes presidentit dhe bashkepunuesve te Thohir, i cili pritet ne Itali nese jo ne ditet e ardhshme, te pakten brenda mesit te korrikut: ne qofte se tratativa do te mbyllet shpejt, manjati do te sjelle nje thesar te vogel qe do te sherbeje per te ulur minusin e bilancit dhe pjeserisht per merkaton. Objektivi i pare eshte Nainggolan, qe investitori indonezian e quan si te domosdoshem. Pas tij eshte edhe Roma dhe ekipe te tjera, por me Thohir tek Interi ka me shume shanse te shikohet me fanellen e Interit, sipas Massimiliano Nebuloni te Sky.

LOJTARI I KRAHUT – Nderkohe eshte ulur diferenca mes ofertes dhe kerkeses per Isla, por me drita te fikura po punohet edhe per Basta te Udineses si alternative. Agjenti i Isla eshte takuar me Branca dhe Ausilio dhe ka shume mundesi qe do te arrihet marreveshja. Persa i perket merkatos ne dalje nuk kane ardhur akoma oferta konkrete, por Interi ka bere te qarte se per ‘peshat e renda’ Ranocchia dhe Guarin nuk do te kenaqet me nje oferte te ulet.

ZGJEDHJET – Lamtumira e Stankovic eshte tanime e sigurt dhe Mazzarri ka dhene nje shtyse decizive, sepse nuk eshte kurre e lehte te largosh dike qe ka bere historine e nje klubi, por dukshem problemet fizike kane ndikuar shume, duke e detyruar shoqerine te flase me futbollistin para fillimit te sezonit. Ndersa per largimin e Chivut po trajtohet dhe ne mes eshte shuma e parave qe duhet ti jepet rumunit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.