
SKY – Moratti kthen pergjigje neser. Nese i thote jo presidences do te jete sepse…
Massimo Moratti duhet te jape nje pergjigje deri neser ne mbremje per ceshtjen e presidences. Para mbledhjes te Keshillit te Administrimit te dites te premte, presidenti duhet te vendose nese do e mbaje postin e tij, apo do heqe dore menjehere.
Thohir po insiston gjithmone e me shume qe Moratti te qendroje ne vendin e tij “sepse e quan si figuren e vetme te menaxhimit te meparshem qe eshte ne gjendje te mbuloje nje faze tranzicioni dhe te jape vazhdimesi, duke evituar qe ndryshimi te jete shume traumatik.“
Prandaj sipas Nebulonit te Sky: “Ajo qe bind per te thene po eshte insistimi i Thohir qe deshiron te jape vazhdimesi tek ai dhe tek Mazzarri. Por nese presidenti do vendose te mos pranoje eshte sepse nuk deshiron nje rol nderi (pa shume fuqi) dhe ndoshta eshte pak i lodhur.“