Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,367 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Moratti-Thohir, ja te gjitha dyshimet dhe sigurite. Koha e blerjes se klubit…

Sky – Moratti-Thohir, ja te gjitha dyshimet dhe sigurite. Koha e blerjes se klubit…
Inter Club Staff

Per SkySport Massimiliano Nebuloni dhe Luciano Mondellini, gazetari i MilanoFinanza, kane folur per tratativen Moratti-Thohir ne studion e Sky Sport. Eshte shpjeguar qe “Presidenti zikalter ka zgjatur tratativat qellimisht sepse deshironte te ishte i sigurte qe po shet Interin tek nje njeriu i duhur dhe i besueshem. Manjati Indonezian ka pasur konkretizimin qe duhet ne keto raste, dhe me siguri ardhja e tij tek Interi do te hapte nje miniere ari perfitimesh ne Azi, me sakte ne Kine, Vietnam e Indonezi. United nga ky treg arrin te perfitoje shuma marramendese.”

SARAS – Kompania e familjes ka humbje nga 200 milion euro cdo gjashte muaj dhe qe ketu nis nevoja per te shitur kuotat e klubit.

CFARE NUK BIND PRESIDENTIN – Te shese Interin per te eshte nje dhimbje e madhe dhe momenti i firmes per te do te jete shume delikat. Ai deshiron te jete njeqind perqind i sigurte se Thohir eshte njeriu i duhur. Manjati nuk ka ndonje interes te lidhur me Milanon dhe ky eshte nje rrezik, mund te jete dicka qe mund te ndikoje negativisht.

KOHA – Brenda fundit te Gushtit ose ditet e para te shtatorit do te jete i mbyllur cdo operacion. Ka shume aspekte per tu folur, jane studiot ligjore dhe shume pune, ceshtje bankash e eshte nje tratative shume komplekse e ne mes te saj eshte gushti(nje muaj pushimesh). Moratti ka thene dje me kujdes: “Vazhdojme te shkembejme dokumente, me shume per keto gjera dine avokatet natyrisht, por e sigurte qe do te vazhdojme kete proces edhe pas dates 15, por qe te mbyllet marveshja duhet te jemi dakord per cdo pike.”

CFARE DO TE NDRYSHOJE – Perberja e klubit ne nivel drejtuesish: Nese manjati Indonezian do te mare maxhorancen do te shihet nese Moratti do te qendroje president apo jo. Do te komandoje vetem njeri, dhe natyrisht ai qe do te hedhe parate e do duhet te kuptohet nese pronari aktual do te kete kompetenca operative apo jo. Me siguri nuk do te jene me njerezit e besuar te Morattit, ata qe vendosnin shpenzimet e merkatos si Branca dhe Ausilio, te cilet jane njerezit e tij. Raportet hirarkike do te jene te qarta, por Massimo eshte ne futboll qe prej nje jete te tere, qe kur babai i tij kishte Interin, dhe e njeh mjaft mire futbollin Italian keshtu qe ai per Thohir mund te jete nje ndihme shume e madhe.

MERKATO – Indoneziani deshirn te hyje me hapa te vegjel ne klub, dhe nuk eshte sheiku qe do te vije tek Interi, do te bleje lojtare e me pase do te lodhet me ‘lodren’ e tij te preferuar. Ai ka ne mendje nje projekt afatgjate dhe deshiron te investoje. Edhe Moratti nuk beri direkt goditje te medha ne vitin 1995 kur bleu Interin, por me pas erdhi Vieri dhe Ronaldo e me pas avash avash vazhdoi historia e magjishme e Interit qe fitoi gjithcka e shkruar nga presidenti me penen e tij zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.