
SKY – Mourinho therret Zanettin. Ai mendohet per keto motive…
Ne diten e ardhjes te Erick Thohir ne Milano, bota Inter eshte shkundur nga nje lajm i cuditshem: Mourinho deshiron Zanettin tek Chelsea. I ofron nje kontrate prej nje viti si lojtar dhe nje te ardhme si drejtues ne klubin anglez. Massimiliano Nebuloni, ne sherbimin e tij per SkySport24, ka shpjeguar: “Deri para pak kohesh askush nuk kishte menduar dicka te tille, duke pare qe Kapiteni dhe ngjyrat zikalter jane te bashkuar nga 1995, viti kur ka ardhur ne Itali. Argjentinasi po mendon per propozimin, jane ditet e reflektimit: do te flase me Thohir per te kuptuar edhe orientimin e shoqerise. Ajo qe e ben Pupin te reflektoje eshte mbi te gjitha ndjesia e mos qenit i vlefshem ne fushe, dhe nje raport jo i shkelqyeshem me Mazzarrin qe po e mban gjithmone ne pankine, si dhe roli anesor i Morattit. Ndjehet nje legjende por me rol vetem perfaqesues, dhe kjo per te eshte nje ndjesi e keqe.“