Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

248 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Nainggolan stervitet vecmas por ka lajme te mira: Ja kur do te rikthehet ne fushe belgu!

Sky – Nainggolan stervitet vecmas por ka lajme te mira: Ja kur do te rikthehet ne fushe belgu!
Bujar Berishaj

Punet ne qendren stervitore zikalter Appiano Gentile po vazhdojne.

Humbja ne transferte ndaj Atalantas ne Bergamo, qe do te sherbej si leksion per ndeshjet ne vazhdim, eshte lene pas kraheve.

Keshtu trajneri Luciano Spalletti, i privuar nga lojtaret qe kane udhetuar drejt kombetareve te tyre, po vazhdon stervitjet me lojtaret qe kane mbetur ne dispozicion.

Dhe nje prej tyre eshte edhe Radja Nainggolan, gjendja fizike e te cileve mund te themi se u intereson shume tifozeve zikalter.

Belgu ne ditet e fundit eshte stervitur vecmas si pasoje e lendimit i cili e pengoj qe te luaj ne 100% kunder Barcelones ne ndeshjen e fundit ne Champions League.

Nje problem ne kavilje ka bere qe te ndaloj mesfushorin i cili i ka munguar jo pak trajnerit zikalter Luciano Spalletti, me Ninjan qe eshte thelbesor per lojen e teknikut.

Por duket se, ashtu si humbja ndaj bergamaskeve, edhe lendimi i Nainggolan do te mbetet ne te kaluaren.

Sic raporton kanali satelitor italian Sky Sport, Radja do te kthehet ne dispozicion per ndeshjen kunder Frosinones qe eshte ne program pas pushimit te ndeshjeve te kombetareve.

Nje lajm shume i mire ky per ambjentin zikalter sepse jo me larg se sot Gazzetta kishte publikuar edhe statistikat e Interit me Radja Nainggolan ne fushe ku Interi kishte humbur vetem nje prej tyre dhe kishte me shume se 80% fitore.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.