Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,043 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Napoli ben all in per Icardin, De Laurentiis zbret ne fushe bashke me Insigne: ja super oferta per Interin

Sky – Napoli ben all in per Icardin, De Laurentiis zbret ne fushe bashke me Insigne: ja super oferta per Interin
Inter Club Staff

Interi gjithmone e me shume aktive ne merkaton e sulmuesve: pas Romelu Lukaku nga Manchester United mund te vije edhe Alexis Sanchez: kjo do te thote se per Mauro Icardin nuk ka me vend (edhe pse dihej prej kohesh).

Ish-kapiteni zikalter nuk ben me pjese ne projektin teknik te Interit dhe kjo eshte thene disa here nga klubi, prandaj duhet gjendur per te nje sistemim sa me shpejt te jete e mundur duke pare se mungojne vetem dy jave deri ne fund te merkatos.

Ne kete pike, shume e rendesishme eshte deshira e lojtarit qe per momentin nuk ka dhene asnje sinjal per tu larguar: kjo gje shihet edhe tek fakti qe Dzeko qendroi ne Rome pikerisht per kete fakt, sepse Icardi nuk e pranoi kete destinacion.

Ai mendon se mund te shkoje tek Juve, por qe kjo te ndodhe ne kembim duhet te vije Dybala.

Napoli nderkohe nga ana e saj ka blere Lozanon, por ka ndermend goditjen Icardi. Ai eshte me shume se thjesht nje mendim per De Laurentiis i cili duket se ka zbritur vete ne fushe per Mauriton.

Icardi mund te jete goditja e madhe e kesaj vere e Napolit dhe nje sinjal i forte per te gjithe. Napoli vuan per nje bomber qe prej largimit te Higuain. De Laurentiis vete dhe Ancelotti dhe madje deri tek Insigne jane futur ne kontakt me Icardin per ta bindur te transferohet atje.

Oferta mund te jete diku tek 50 milione euro plus kartonin e polakut Milik. Interi po pret, por me nje oferte te tille dhe duke pare edhe veshtiresite e hasura deri me tani me shitjen e tij, ajo mund te pranohet shume shpejt.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.