Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,359 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Ne keto momente tratative Parma-Inter per shitjen e Biabiany: ja shifra qe do te perfitoje Interi!

Sky – Ne keto momente tratative Parma-Inter per shitjen e Biabiany: ja shifra qe do te perfitoje Interi!
Inter Club Staff

Pervec skuadrave te medha, ku Interi dhe Roma kane qene mbretereshat e kesaj merkatoje vere, ka edhe nje skuader te vogel qe eshte shume aktive ne kete merkato. 

Behet fjale per skuadren e sapongjitur ne Serie A, Parmen.

Klubi parmez falimentoi vetem pak vite me pare, por fale nje rrugetimi fantastik duke ngjitur nga nje kategori ne cdo vit, ata arriten te riktehen ne Serie A.

E me sa duket, ata po tentojne te rrembejne nga Interi dy lojtare ku njeri prej tyre eshte Jonathan Biabiany.

Per kete gje, duket se Daniele Faggiano, drejtori sportiv i Parmes ka nisur nje tratative me Interin per francezin, kartoni i te cilit eshte ende ne zoterim te zikalterve dhe te mos harrojme qe vete lojtari periudhen me te mire te karrieres se tij e ka perjetuar pikerisht tek Parma.

Ne kete operacion mund te hyje edhe Federico Dimarco, lojtar i sapoblere nga Sion ku Interi e kishte shitur me te drejten e riblerjes.

Por ajo qe te ben me shume pershtypje eshte shifra me te cilen Interi mund te shese Jonathan Biabiany tek Parma.

Interi me sa duket kerkon rreth 5-6 milione per lojtarin, ndersa Parma ne fillim ka dashur te paguaje vetem 3 milione.

Ne transfermarkt.de (sajt i specializuar i cmimeve te lojtareve), francezi vlen 2,5 milione euro, por ndjesia eshte se kjo marreveshje mund te mbyllet edhe per 4 milione euro.

E cuditshme se si per Interin do te vinin perseri para ne ndihme te plusvalencave per Fair Play Financiar te UEFA-s nga lojtare qe dukeshin te harruar dhe qe ne pamje te pare dukeshin si te pa monetizueshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.