
Sky – Nese Sarri shkon tek Chelsea, objektiv kryesor Vecino: Interi do perfitonte nje shume marramendese!
Matias Vecino erdhi te Interi vetem veren e kaluar.
E nisi sezonin si titullar ne mesfushe dhe pastaj nje renie forme e shoqeruar me pubalgji beri qe mesfushori te mbetej jashte per disa jave te tera.
E ne ndeshjen e fundit te vlefshme per objektivin e sezonif, ai arriti te behet nje hero duke shenuar golin e fitores me Lazion.
Dhe tani per te duket se pretendentet nuk mungojne, te pakten ashtu thote Sky Sport. Kanali sportiv italian thote se nese Maurizio Sarri do te shkoj te Chelsea atehere ai do te behej objektivi numer nje per mesfushen.
Interi nuk ka shprehur ne kete moment interes per ta shitur Matias Vecino e as nuk e ka futur ate ne listen e shitjeve, por duke pare qe vlera e tij ne Transfermarkt eshte 23 milione euro, kontraten e tij te gjate, pozicionin e titullarit tek Interi, zikalterit nuk do te kishin asnje nxitim per shitjen e tij.
Dhe mund ta nisnin kete tratative duke kerkuar jo me pak se 35-40 milione euro qe duke pare fuqine e Chelsea dhe deshiren e madhe te Sarrit, mund te behet realitet fare mire per kete shifer.
Ne kete skenar Interi do te fitonte keshtu nje shume marramendese ne koherat e Fair Play Financiar ku cdo milion ne plusvalence eshte i arte.