Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,128 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKY – Nilton ne pole position, ne sulm Mister X? Samp: dyshime midis Kovacic dhe…

SKY – Nilton ne pole position, ne sulm Mister X? Samp: dyshime midis Kovacic dhe…
Ardis
  • On 10/04/2014, 21:55

Matteo Barzaghi ne studiot e SkySport24 ka folur per Interin, per Icardin, per formacionin e te djeles dhe per shume te tjera. Keto jane fjalet e tij:

NDESHJET – Perpara derby-t jane tre ndeshje te nderlikuara, dy transferta kunder Sampdorias dhe Parmes, me pas eshte Napoli ne shtepi, me pas pikerisht Milani, Lazio(konkurrente per nje vend ne Europe) dhe mbase me e lehta kunder Chievos.

SKUADRAMazzarri tashme do te kerkoje mos te beje shume ndryshime, skuadra ka nevoje per ringjallje dhe te rigjeje besimin. Po provon qe ti motivoje te gjithe per te kapur kualifikimin ne Europa League. Shume lojtare duhet ta meritojne konfirmimin, jane te gjithe nen prove.

FORMACIONI – Kunder Sampdorias krahet duhet te jene Nagatomo dhe D`Ambrosio. Jonathan sot eshte stervitur serish me vete, dhe shume veshtire qe ta shikojme ne fushe qe te djelen diten e ndeshjes. Ne mesfushe serish dyshime: nuk dihet akoma nese Cambiasso dhe Hernanes do te jene ne krah te Kovacic, Alvarez ose Guarin. Ne mbrojtje balotazh midis Campagnaros dhe Rolandos, per te zevendesuar te demtuarin Juan Jesus, me Samuel dhe Ranocchia.

ICARDI – Shoqeria, shoket e skuadres kane provuar qe ta mbrojne, duke i thene qe eshte me e mira qe te perqendrohet ne fushe, sepse mund te perflitet me shume per ngjarjet gossip sesa per te tjerat. Icardi po tregon se eshte nje lojtar per Interin.

MESFUSHOR – Besoj se Nilton eshte ne pole position dhe besoj se eshte profili qe po kerkon Interi. Pelqehet sepse kostoja nuk eshte e paarritshme, fizikisht eshte nje lojtar shkaterrues, keshtu e tregojne, eshte energjik. Shoqeria e Interit kerkon nje lojtar si tipi i tij.

SULMUES – Emrat per kete sektor jane Dzeko, Morata dhe Torres. Ceshtja Torres eshte me e komplikuar per shkak te rroges, formula e blerjes. E njejta gje Morata, po ashtu edhe Dzeko. Jane lojtare interesante, por jo te lehte per tu marre. Nuk do te cuditesha nese do te dilte nje emer i ri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.