Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

723 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Nje lajm i mire, nje lajm cka dhe nje lajm shume i keq nga infermieria ne Appiano

Sky – Nje lajm i mire, nje lajm cka dhe nje lajm shume i keq nga infermieria ne Appiano
Inter Club Staff

Nje lajm i mire, nje lajm shume i keq dhe nje lajm cka. 

Ky eshte bilanci i pare qe vjen nga konferenca per shtyp e Luciano Spallettit te cilen do e publikojme pak me vone ne shqip.

Sipas Sky, keto tre lajme jane per sa i perket lojtareve te demtuar ne shtepine zikalter e cila per hir te vertetes keto dite infermierine e ka pasur plot.

Me siguri ai qe do te jete gati per derbi dhe qe eshte me mire se te tjeret eshte kroati Marcelo Brozovic i cili ka qene ne pankine edhe per 90 minuta ndaj Eintracht te Frankfurt.

“Dje Brozovic eshte stervitur mire, eshte pak ne dyshim por mendoj se do ja arrijme ta rekuperojme per ta pasur ne fushen e lojes”, ka thene Luciano Spalletti per te.

Pastaj per Joao Miranden ai ka shtuar: “Do te vleresojme neser gjithcka per te. Por eshte pak e veshtire sepse edhe me masken eshte problem te luaje me ate operacion qe ka bere ne hunde. Te bezdis jo pak gjate lojes. Hunden e ka ende te fryre dhe e veshtire rekuperimi i tij.”

“Dite pas dite gjerat ndryshojne gjithesesi dhe ai deshiron te jete te pakten ne pankine.”

Ne fund, nje lajm i keq per sa i perket rekuperimit per derbi te Radja Nainggolan: “Asnje surprize, nuk eshte stervitur ne asnje moment me skuadren kete jave. Surprize do te ishte po te kishte ndodhur e kunderta. Por ai nuk do te jete neser, fatkeqsisht.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.