Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

964 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Nuk ka sinjale pozitive nga demtimi i Nainggolan, rrezikon kampionatin: ja te rejat e fundit

Sky – Nuk ka sinjale pozitive nga demtimi i Nainggolan, rrezikon kampionatin: ja te rejat e fundit
Inter Club Staff

Duket se gjeja me negative e veres se Interit ka qene pikerisht demtimi i lojtarit me te rendesishem te ardhur nga kjo merkato ne kampin zikalter. 

Po flasim per te preferuarin e Spallettit, Radja Nainggolan qe po vuan nje demtim muskular qe po i hap jo pak probleme atij por edhe tranjerit te Interit.

Radja u demtua ne ndeshjen e dyte miqesore te sezonit ndaj Sion ne Zvicer dhe qe prej asaj dite nuk e ka pare me fushen zikalter.

Ky nuk eshte nje lajm i mire sepse deri me tani Nainggolan ka humbur keshtu shumicen e pergatitjes verore te skuadres e nuk ka bere provat e duhura ne skuadren e re ndersa kampionati eshte pas portes.

Ai edhe sot ka vazhduar te stervitet vec nga grupi: Radja po punon ende per rekuperimin e tij ne menyre te diferencuar.

Puna e tij kryesisht ka te beje me rigjenerimin e muskujve dhe eshte totalisht e personalizuar dhe e ndjekur nga afer nga mjeket e Interit.

Ne  kete moment perjashtohet totalisht mundesia qe Radja Nainngolan te luaje ne ndeshjen miqesore ndaj Atletico Madrid qe do te luhet te shtunen.

Zbritja ne fushe e belgut do te ishte nje rrezik qe Spalletti dhe stafi mjekesor nuk do e ndermernin kurre per nje ndeshje miqesore.

Por Sky Sport frikeson akoma me shume tifozerine zikalter: sipas tyre, Radja Nainggolan rrezikon qe te mungoje edhe ne kampionat, ne ndeshjen hapese ndaj Sassuolos.

Ne asnje rast nuk do te forcohej nje rikthim i tij perpara kohe dhe ai do te luaje vetem kur te ndihet ne 100% te formes se tij. Situata do te monitorohet dite pas dite .

Ne kete moment shanset qe ai te luaje ndaj Atleticos jane zero ndersa per ndeshjen e pare te Serie A jane mjaft te ulta!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.