
Sky – Oferta e pare per Luiz Gustavo, Wolfsburg i hapur per shitjen. Gabigol dhe Garay…
18 milione euro plus 2 bonus.
Kjo eshte oferta e pare e Interit per Luiz Gustavo qe, megjithate, ka nje klauzole prej 36 milione euro. Klubi gjerman, nese parate arrijne cash (pa huazim) do te ishte i gatshem ta shiste, duke negociuar keshtu per cmimin.
Lojtari ka pasaporte evropiane dhe i pelqen shume Mancinit, ne anen tjeter vendi i fundit i lire per ekstra-komunitar do t’i rezervohet Gabigol qe per momentin eshte i perqendruar te Olimpiada dhe nje pergjigjje per Interin do te arrij vetem pas perfundimit te saj.
Ai qe eshte kthyer ne shenjestren zikalter eshte Ezequiel Garay. Lojtari ka eksperience te madhe dhe mund te jete nje alternative e vlefshme per teknikun italian. Icardi eshte akoma ne mendimet e Napolit pavaresisht tweet-eve te tij ne rrjetet sociale. Klubi i De Laurentiis po mendon per nje oferte te re me perfshirjen e Gabbiadinit ne tratative.