Sky – Osvaldo paguan gjestin e bere: Stervitet vec ekipit ne Pinetina!
Pabldo Daniel Osvaldo po stervitet vecmas ekipit ne Pinetina. Sulmuesi Italo-Argjentinas nuk e ka zhvilluar stervitjen me shoket e skuadres sot dhe ne kete pike ulen shanset qe ai te jete i grumbulluar ne ndeshjen qe luhet ndaj Genoas te dielen ne Meazza.
Osvaldo mendohet se ka mare nje gjobe nga Interi dhe stervitja vecmas eshte nje denim nga Mancini e keshtu ai mund edhe te perjashtohet nga ndeshja ndaj Genoas si pasoje e nje denimi te mundshem pas gjestit qe beri ndaj Icardit gjate Juve-Inter.
Tuttosport fliste sot per nje shitje te mundeshme te Osvaldos, por per momentin duket shume e pamundur. Osvaldo njihet per karakterin e tij jo te qendrueshem sepse ka pasur jo pak probleme tek ish-ekipet e tij. Ai eshte ne huazim me te drejte blerje nga Southampton, e nese deshiron qe te qendroje, duhet qe te mos perserise me skena te tilla.