SKY – Palacio, titullar i palevizshem. Ja kush do te luaje mes Icardit dhe Belfodil
Gjate miqesoreve verore te zhvilluara deri tani, Walter Mazzarri gjithmone eshte nisur me te njejten dyshe sulmi, te formuar ekzaktesisht nga Palacio dhe Icardi. Ndersa Belfodil-it, i eshte lene gjithmone pjesa e dyte, dhe duhet thene, se shpesh, pavaresisht Ramazanit, ka ditur te pershtatet me mire me skemat e Mazzarrit, ne krahasim me Icardin.
Por, paraqitjet e varfera te Icardit nuk e shkurajojne aspak Andrea Paventin qe preferon argjentinasin e sapo-ardhur nga Sampdoria.
“Ne qofte se kampionati do te niste neser, mendoj qe dyshja e sulmit titullare, e zgjedhur nga Mazzarri, do te ishte Palacio-Icardi, natyrisht ne pritje te Militos. Ramazani ka influencuar jo pak mbi pregatitjen e Belfodil, prandaj edhe per kete nuk mund ta vleresojme sic duhet. Ne te njejten kohe, mendoj se Palacio dhe Icardi pershtaten mire dhe potencialisht, mund te ndertojne nje dyshe sulmi shume te rrezikshme.” – perfundon Paventi.