Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

907 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Pas komunikates, nje grup i Curva Nord shkon ne Appiano per te sulmuar Icardin: eshte hapur nje banderole e forte kunder Mauros!

Sky – Pas komunikates, nje grup i Curva Nord shkon ne Appiano per te sulmuar Icardin: eshte hapur nje banderole e forte kunder Mauros!
Inter Club Staff

Fjalet e Spallettit sot ne konference per shtyp kane bere qe te diskutohet shume sepse me ne fund i japin njehere e mire fund ceshtjes Icardi per sa i perket rikthimit te tij ne fushe. 

Mauro Icardi, sipas asaj qe tha Spalletti, do te rikthehet neser me ne fund te veshe bluzen e Interit ne nje ndeshje zyrtare.

Zikalterit do te perballen ne Marassi kunder Genoas ku Spalletti do i mungoje perseri Lautaro por sipas teknikut te Interit tashme ne dispozicion eshte rikthyer Mauro Icardi dhe ai do te luaje si titullar.

Por kjo gje duket se nuk i ka qetesuar aspak nervat ne shtepine zikalter me Curva Nord qe eshte rikthyer menjehere ne sulm ndaj futbollistit te Interit qe ka qene edhe kapiten deri para pak javesh.

Qe Icardi dhe Curva Nord nuk kishin nje raport te shendetshem, kjo gje dihej prej kohesh sepse ne te kaluaren ka pasur disa shkendija qe e kane prishur raportin mes tyre por ceshtja e fundit duket se i ka vene kapakun cdo gjeje.

Por pas komunikates zyrtare te Curva Nord sot ku sulmohej hapur Mauro Icardi dhe klubi ne rast se Mauro Icardi do te rikthehej, ata kane shkuar edhe me tej duke derguar nje delegacion jashte Appianos. 

Sipas asaj qe thote Sky Sport, grupimi i tifozeve qe u paraqit ishte pjesa me e nxehte e tifozerise se organizuar zikalter dhe ka qene atje per te treguar nga afer mendimin dhe vendimin e tyre, per tu perballur me Icardin dhe kane hapur nje banderole ne Pinetina ku shkruhej: “Icardi zhduku, perpara vetem me interistat”.

Nderkohe, per te gjithe ata qe nuk e lexuan, kjo ka qene komunikata zyrtare e Curva Nord sot: 

“Pas nje takimi te brendshem me te gjithe grupet e Curva Nord, ne kemi vendosur ne menyre anonime qe sjellja e numrit 9-te te Interit nuk duhet te tolerohet me gjate.”

“Curva Nord beson se Icardi ka treguar qe nuk zoteron karakterin jo vetem per te mbajtur shiritin e kapitenit tek Interi por as te mbaje grupin e lojtareve te bashkuar dhe as te beje pjese e ketij grupi.”

“Me kete deklarate ne ftojme shoqerine zikalter te marre masat e duhura sa me shpejt te jete e mundur ta largoje ate nga skuadra e cila nuk ndan objektivat e njejta me te per te ardhmen dhe ku me te rrezikon edhe te humbim objektivat e ketij sezoni.”

“Kualifikimi ne Champions League pa nje projekt ku ne te cilen Icardi shihet qarte qe nuk mund te jete pjese e ketij projekti ku vetem shakton probleme per shkaterrimin e te ardhmes te kesaj skuadre.”

“Per ne vlera e skuadres duhet vjen me perpara cdo personaliteti dhe cdo protagonisti te mediave.”

“Keshtu qe, pozicioni i Curva Nord eshte qe Icardi nuk mund te jete me pjese e Interit dhe nga ky moment e deri ne fund do te trajtohet ndryshe.”

“Nderkohe ne Genoa le te bashkohemi te gjithe te ndertojme nje te ardhme se bashku dhe te mbajme ne zemrat tona te vetmen gje qe ka rendesi… INTERIN.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.