Sky – Ranocchia me Vidic do te vlersohej. Rolando, Bardi, Icardi dhe…
Kush do te largohet, kush do te qendroje dhe kush do te vije? Tek SkySport24 kane folur per Interin dhe te ardhmen e skuadres. Andrea Paventi i eshte pergjigjur pyetjeve te tifozeve ne Twitter. Ja cfare ka thene gazetari:
MBROJTJA – “Ranocchia? Mendoj se eshte nje lojtar qe do te vlersohej me shume me ardhjen e Vidic, sepse ai ka treguar se mund te luaje shume mire nese ka perkrah lojtare me personalitet. Nese zikalterit do te kualifikohen per Europa League, do te duhen dy mbrojtes per rol, dhe me largimin e Samuel dhe Chivu, mund te qendroje ne skuader edhe ai sebashku me Rolandon dhe Juan Jesus. Nderkohe Interi po punon per blerjen e portugezit me Porton, ekip i cili kerkon 6 milion euro por kjo shifer mund te ulet.
BARDI – “Nese do te rikthehet ai do te thote se Handanovic do te largohet: Interi mund te fitoje para me shitjen e portierit Slloven, dhe mund ti sillte Interit ne kasa rreth 13-15 milion euro. Nese Italiani i cili ka shkelqyer me Livornon do te rikthehet ne Milano, do te rikthehet vetem per te qene titullar.”
ICARDI – “Do te qendroje tek Interi sepse po permirsohet, por edhe nese je i kualifikuar ne Europe do te duhen shume sulmues. Shitja e tij do te thote qe Interi duhet te rikthehet ne merkato sepse edhe Milito do te terhiqet, por kjo piste eshte e pamundur sepse Icardi i pelqen shume Thohir. Cerci? Nuk po kerkohen lojtare me karakteristikat e tij, po kerkohet nje sulmues qendre. Rikthimi i Balotellit? E pamundur.”