Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 19, 2019

Scroll to top

Top

548 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Rekuperon vetem Guarin. Nagatomo nuk ia del. Te rinjte qendrojne me Walter Mazzarrin

Sky – Rekuperon vetem Guarin. Nagatomo nuk ia del. Te rinjte qendrojne me Walter Mazzarrin
Ardi Deda

Shprese e vogel per Guarin: vetem ai mund te rekuperoje ne kuader te ndeshjes me Parmen. Nuk do ia dale Nagatomo dhe as Jonathan qe eshte duke punuar per tu kthyer per ndeshjen me Veronen. Kovacic nuk eshte stervitur me shoket por behet fjale vetem per nje lodhje te vogel: dje ka dale ndonje minute me perpara sec parashikohej per te qene te kujdesshem. Hernanes do te vleresohet neser, por mund te jete kunder skuadres se Donadonit te shtunen: edhe pse nuk do te jete 100% fizikisht, mesfushori brazilian po e rigjen veten.

Andrea Paventi, i derguari i Sky ne Pinetina, zbulon qe ka nje humor te mire ne grumbullimin zikalter pas fitores se djeshme dhe asaj kunder Cesenas: 6 piket e grumbulluara i kane bere mire te gjithe ambientit. Jane duke u stervitur me skuadren e pare edhe Bonazzoli dhe Puscas, te cilet jane grumbulluar ne dy ndeshjet e fundit.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.