896 views
Sky – Ranocchia tani eshte i pashitshem
Demtimi i Walter Samuel ka nxjerre perfundimisht nga merkato Andrea Ranocchia, edhe pse shoqeria ka treguar besim tek ai duke mos blere Dragovic, se nese vinte Austriaku, Italiani do te largohej.
Por sipas Sky, tashme pozicioni i Ranocchias forcohet akoma me shume, dhe situata duket si viti i kaluar ku mendohej se do te largohej e me vone u be nje titullar i padiskutueshem. Ai e ka thene gjithmone qe do te qendroje, por tashme Interi nuk ka ndermend ta shese ate pas demtimit te Samuel, e Andrea pritet te jete titullar i Mazzarrit ne mbrojtjen me tre lojtare.